27 Dhjetor 2024

Vendimi i GJND-së, teknik dhe pa ndikim në rajon

Uashington, 20 shkurt - Serbia është pengesa kryesore mes Kosovës dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve të saj ndërkombëtare.

Kështu u shpreh për Zërin e Amerikë Marko Prelec, Drejtor i Projektit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Prelec shton se megjithatë, taktikat që po ndjek Beogradi janë të papërgjegjshme meqenëse nuk kanë një objektiv të përcaktuar.

“Qëndrimi i Serbisë për të mos njohur atë që ajo e konsideron siprovincën e saj të shkëputur, është i kuptueshëm, edhe nëse jo idrejtë, por kjo nuk i jep Serbisë të drejtën për të dëmtuar interesat epopullit në Kosovë”, theksoi Prelec.

Ndërsa, në lidhje me vendimin e pritshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, eksperti i GNK-së thotë se ai ka të ngjarë të jetë një vendim teknik që nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh në rajon.

“Mendoj se Gjykata do të përpiqet të japë një vendim që nuk do të trazojë ujërat, dhe do të përpiqet të mos vërë ndonjë standard për shtete apo territore që aspirojnë për pavarësi. Mendoj se do të jetë një vendim teknik dhe do të ketë diçka që ose do t’i kënaqë apo shqetësojë si Prishtinën ashtu edhe Beogradin. Pra nuk duhet të presim që ai të ketë ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm në rajon”, tha Prelec.

Ai shtoi se “vendimi do ta bëjë të mundur që disa shtete që deri tani e kanë pritur atë, ta njohin Kosovën. Por besoj se vendimi i GjKN-së do t’ua hedhë barrën përsëri mbi shpatulla Kosovës dhe sidomos Serbisë për t’i nxitur ata të normalizojnë marrëdhëniet”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)