03 Maj 2024

Veljanovski: Serbia ta njoh realitetin e ri në Kosovë

Prishtinë, 10 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kosovës, Jakup Krasniqi sot është takuar me homologun e tij maqedonas, Trajko Veljanovski, i cili edhe vlerësoi se Serbia duhet ta njoh realitetin e ri në Kosovë dhe të bëhet faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

Pas takimit me kryeparlamentarin Krasniqi, Veljanovski ndër të tjera tha se nevojitet më shumë bashkëpunim në mes Kosovës dhe shtetit të tij.

Ndërkaq, kryeparlamentari Krasniqi shprehu falënderimin e tij për vizitën e homologut maqedonas në Kosovë, duke thënë se në të ardhmen do të ketë edhe takime tjera për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror.

Edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet aktuale në rajon.  

Kryeministri Thaçi gjatë takimit ka vlerësuar lartë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i mëtejmë i këtyre dy vendeve fqinje do të shënojë ngritje dhe avancim të vazhdueshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në takim, kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të përmbushjes nga ana e të gjitha vendeve të rajonit të kritereve dhe standardeve të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski duke e falënderuar kryeministrin Thaçi për mikpritje është shprehur se Kosova dhe Maqedonia kanë ndërtuar marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe premtoi se vendi tij do të mbështesë Kosovën në proceset integruese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)