16 Janar 2025

Veliu: Nuk do të ketë zgjedhje edhe nëse dështon demarkacioni

Prishtinë, 1 mars - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka bërë me dije se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Veliu në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ka thënë se funksionimi apo prishja e koalicionit qeverisës si dhe mbajtja e zgjedhjeve nuk kanë të lidhura me çështjen e demarkacionit.

Ai i ka sugjeruar Qeverisë ta procedojë për në Kuvend ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por ka thënë se vendimi final mbetet në duart e deputetëve.

Veliu ka theksuar se deputetët votojnë sipas vullnetit të tyre dhe askush nuk është duke u bërë presion lidhur me çështjen e demarkacionit.

Ai ka vlerësuar se opozita ka dështuar në kauzën e saj dhe e ka bërë përgjegjëse kryesore për izolimin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)