Vehapi: Institucionet e reja nuk mund të formohen pa PDK-në
Prishtinë, 4 nëntor - Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Idriz Vehapi, ka thënë se pret nga liderët e bllokut të reflektojnë për tejkalimin e bllokadës politike.
Ai ka përsëritur kërkesën e këtij subjekti politik për bashkëpunim me të gjithë partitë parlamentare të krahut të djathtë.
Vehapi ka thënë se nuk ka kurrfarë logjike që institucionet e reja të formohen pa PDK-në.
Duke folur rreth formulave të koalicionit të ardhshëm qeverisës, ai ka thënë se vendit i duhet një koalicion i fortë qeverisës.
Vehapi ka bërë me dije se përkrah një koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.
Ky zyrtari lartë i PDK-së ka thënë se, nëse nuk arrihet një zgjidhje politike ndërmjet partive atëherë opsioni i fundit mbesin zgjedhjet. /Epoka e re/