28 Dhjetor 2024

Vdekja Presidentit Kaczynski tronditje për mbarë botën

Prishtinë, 14 prill - Presidenti Sejdiu u nënshkrua sot në librin e zisë, i hapur  për nder të Presidentit të Polonisë Leh Kaczynski, i cili humbi jetën tragjikisht para pak ditësh së bashku me bashkëshorten e tij Maria, si dhe  94 personaliteteve eminente të shtetit mik polak.

Presidenti Sejdiu, pasi që shprehu dhimbjen e madhe që populli i Kosovës ka ndjerë për Presidentin Kaczynski, theksoi se populli polak do të gjejë fuqinë që ta kapërcejë këtë dhimbje të madhe nacionale.

“Populli mik polak, ka përjetuar tragjedi të mëdha në kohë më të hershme, vlerat e tij të veçanta historike dhe bashkëkohëse janë një shembull i mirë i qëndrueshmërisë së këtij vendi dhe i raporteve të veçanta me botën bashkëkohëse”, theksoi Presidenti.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu shprehu bindjen e tij se populli polak do të dijë që këtë humbje të madhe që ka me vdekjen e Presidentit Kaczynski dhe të shumë figurave eminente të shtetit polak do ta kapërcej me dhimbje por edhe  krenari dhe qëndrim në vertikale.

Ndërkaq në Librin e Zisë,  i hapur në Ambasadën e Hungarisë në vendin tonë, Presidenti Sejdiu shkroi:

“Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, shprehë dhimbjen e thellë për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij, Leh Kaczynski, të bashkëshortes së tij Maria si dhe të 94 personaliteteve eminente të shtetit mik polak.

Kjo ngjarje tragjike ka shkaktuar tronditje në mbarë opinionit botëror, ndërsa në vendin tim është përjetuar edhe më rëndë për shkak të ndjenjave të veçanta që ka populli i Kosovës  për popullin polak, me të cilin ka kaluar nëpër të njëjtin kalvar të ferrit komunist.

Por, njëkohësisht unë shpreh bindjen e fuqishme se populli polak do ta përballojë  stoikisht këtë tragjedi dhe me krenari do të ecë drejt së ardhmes edhe më të ndritshme.

Zoti e bekoftë Presidentin Lech Kaczynski!

Zoti e bekoftë popullin mik polak!”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)