Vazhdon takimi për dialogun Kosovë-Serbi
Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) refuzojnë edhe takimin me ambasadorët e vendeve të QUINT-it për çështjen e dialogut.
Në takimin që ka ftuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të enjten, ku të pranishëm do të jenë ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe krerët e shtetit dhe të ekipit negociator, dy partitë opozitare edhe pse kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e takimit, nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke refuzuar kështu bashkëpunimin edhe me ambasadat e vendeve të QUINT-it për procesin e dialogut