Vazhdon shpërndarja e pasaportave serbe në Kosovë
Prishtinë - Shtetasit kosovarë po nxiten gjithnjë e më shumë të pajisen me pasaporte serbe, pasi në këtë mënyrë kanë lehtësira më shumë në lëvizje.
Letërnjoftimet e prodhuara në Beograd vazhdojnë të shpërndahen edhe sot legalisht në Kosovë, me gjithë kundërshtime të vazhdueshme të qeverisë së Kosovës.
Shumë persona kanë udhëtuar me këto pasaporta në qytete të ndryshme të Evropës pa hasur asnjë problem. Megjithëse kostoja monetare e këtij procesi është shumë e ulët, ajo morale është po aq e lartë.
Përfaqësuesit kosovarë bëjnë të ditur se shumë zyra që lëshojnë këto dokumente dhe që shërbejnë si struktura paralele në Kosove, janë mbyllur. Sipas tyre, këto pasaporta janë të pavlefshme për qeverinë kosovare