04 Maj 2024

Vazhdon sezoni i ri i “reality shout” “Kemi punë për ju”

Prishtinë, 31 gusht - Pas suksesit që pati cikli i parë, i projektit “Kemi punë për ju”, i “Kosova Job”, punëkërkuesit kosovarë mund të kenë shans tjetër që të fitojnë një vend pune, duke konkurruar në ciklin e dytë të sezonit të ri, të projektit, që po përgatitet të fillojë së shpejti.

Arion Rizaj, menaxher i “reality shout” “Kemi punë për ju”, që është bashkëproduksion i “Kosova Job” dhe Radio Televizionit të Kosovës, ka deklaruar për gazetën se kanë për synim punësimin e atyre që kërkojnë punë nëpërmjet formatit televiziv.

 “Puna e ofruar nga cikli i dytë nga projekti ynë është menaxher i Marketingut në Kolegjin Universum”, ka deklaruar ai.

Rizaj ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikim është 3 shtator dhe aplikimet mund të bëhen nëpërmjet portalit www.kosovajob.com. Në “reality shou” në këtë cikël nga juria profesionale e kolegjit “Universum” do të përzgjidhen dhjetë kandidatët më të mirë. “Këta 10 kandidatë do të kalojnë nëpër sfida të ndryshme dhe për këta janë përgatitur befasi të ndryshme gjatë katër episodeve, që do të shfaqen në Radio Televizionin e Kosovës”, ka bërë të ditur ai.

Kurse drejtori i “Universumit”, Alejtin Berisha, ka deklaruar për gazetën se ky model i përzgjedhjes së kandidatëve është shumë i mirë.

“Projekti ‘Kemi punë për ju’ i ‘Kosova Job’ është një nga projektet që përkon me praktikat bashkëkohore evropiane dhe ne si punëdhënës që mund të pranojmë punëtorë, dëshirojmë ta përzgjedhim kandidatin më të mirë”, ka theksuar ai. Berisha ka vlerësuar se me këtë synojnë të gjejnë kandidatë që i plotësojnë të gjitha kushtet dhe ata si i dëshirojnë.

Projekti bëhet në kuadër të krijimit të vendeve të reja të punës nëpërmjet inicimit dhe ofrimit të shërbimeve publike KosovaJob.com. Projekti ka nisur muaj më parë.

Qëllimi i projektit është ta bëjë identifikimin e fuqisë punëtore që presin punë, të klasifikohen ata dhe ta shohin përgatitjen e tyre. Kosova Job ka disa muaj që ka nisur hulumtimin e të dhënave për tregun e Kosovës dhe burimeve njerëzore.


Në bazë të hulumtimit, njëra nga problemet me të cilat përballet popullata është papunësia, e kjo vështirësohet edhe më tepër për shkak të mosdijes së të dhënave të fuqisë punëtore.

Në ciklin e kaluar fitues i garës ishte Ardian Daka, që u punësua në Furrën Buka të “Meridian”-it.Epoka e r
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)