Vazhdon sesioni i shtatë i seminarit Rose-Roth
Prishtinë, 24 tetor - Seminari Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i cili po mbahet në Prishtinë do të vazhdojë sesioni e shtatë edhe gjatë ditës se sotme.
Gjatë këtij seminari do të diskutohet për parandalimin e radikalizmit dhe luftimit të terrorizmit.
Rritja e ISIS-it i ka krijuar zonës Euro-Atlantike sfida të ripërtërira, për parandalimin e radikalizmit dhe luftimin e terrorizmit.\"
\"Qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar politikat strikte viza vi luftëtarëve të dyshuar të huaj, por më shumë duhet të bëhet për ti kuptuar motivet e tyre dhe procesin e radikalizmit të tyre.\"
\"Prandaj është e rëndësishme të bëhet shkëmbimi i ekspertizës dhe praktikave më të mira. Panelistët, pra, do ti paraqesin pikëpamjet e tyre mbi atë se si duhet trajtuar këtë sfidë në bazë të përvojave në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftim.
Në këtë seminar do të flasin edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.