Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 13 dhjetor - Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me seancën e lënë në gjysmë, ku do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, zgjedhja e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Ndërkohë, dje në Kuvendin e Kosovës ka raportuar presidentja e vendit, Ahtifete Jahjaga, e cila tha se do të angazhohet fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, dhe në çrrënjosjen e të gjitha dukurive negative.