Vazhdon referendumi i serbëve të veriut të Kosovës
Mitrovicë, 15 shkurt - Serbët e veriut të Kosovës do të zhvillojnë sot ditën e dytë të referendumit për të pranuar ose jo institucionet e Kosovës.
Ditën e sotme referendum do të mbahet në Leposaviç ndrsa dje votimit u zhvilluan në tre komunat, Mitrovicë, Zubin Potok dhe Zveçan.
Sipas mediave kosovare rezultatet paraprake të zgjedhjeve do të bëhen publike gjatë ditës së sotme ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen më 19 shkurt.
Ndërkohë serbët e veriut të Kosovës nuk i janë përgjigur masivisht thirrjet për të votuar në referendumin për komunat e veriut.
Sipas zëdhënësit të Komisionit, Ljubomir Radoviç pjesëmarrja e serbëve në votimet në tre komunat ka qenë 48 përqind.