Vazhdon punimet konventa zgjedhore e PDK-së
Prishtinë, 27 janar - Konventa zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i vazhdon punimet sot ku priten të zgjedhet kryetari dhe Këshilli Drejtues i PDK-së.
Dje në pjesën solemne e Konventës së Gjashtë të PDK-së, përveç drejtuesve të partisë, folën edhe më shumë se 20 përfaqësues të subjekteve politike nga të gjitha trojet shqiptare.
Shteti i Kosovës dhe unë do të vazhdojmë të mbesim gardian të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, tha kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në hapjen solemne të Konventës së Gjashtë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Thaçi tha se bashkimin e kombit e kanë vulosur dëshmorët, ndërsa bashkimi do të ndodhë në BE.
Ai theksuari tha se PDK-ja nuk është lodhur me qeverisje dhe se do të vazhdojë ta qeverisë Kosovën edhe në të ardhmen.