18 Maj 2024

Vazhdon puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Prishtinë, 24 korrik - Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH), Prenkë Gjetaj, sot është mbajt takimi i rregullt i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në këtë takim, krahas anëtarëve të Komisionit të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave vendore, e ndërkombëtare të përfshira në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998 –’99.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar prezantojë punën dhe angazhimin e Komisionit për periudhën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Në këtë takim në formë të përmbledhur të punës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për periudhën kohore Janar – Qershor 2012, u paraqiten angazhimet dhe aktivitetet e Komisionit ndërministror për Persona të Zhdukur në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, me theks të veçantë aktivitetet në terren, përfshirë 10 lokacione në pjesë të ndryshme të Kosovës, në të cilat janë realizuar gërmimet vlerësuese brenda periudhës së gjashtëmujorit të parë.


‘Këto raste, shumica nga të cilat janë raste të reja dhe nuk janë të përfshira në mesin e 36 lokacioneve të prezantuara në fillim të vitit, janë proceduar konform procedurave ligjore nga ekspertët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore (DML) dhe Njësiti për Hetimin e Krimeve të Luftës, dhe përfshijnë periudhën kohore nga muaji Maj, pra që nga koha e kontraktimit të kompanisë së specializuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për punën në terren dhe aktivitet e DML-së, e deri në fund të muajit Qershor. Ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojnë punimet edhe në rastet tjera tashmë të shënjuara dhe të prezantuara muaj më parë nga ana e ekspertëve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore ‘, theksoi Gjetaj.

Së bashku me raportin është prezantuar edhe lista me emrat e 52 personave të identifikuar përmes analizës së ADN-së,  përfshirë rastet për të cilat familjet janë njoftuar për identifikimin, rastet që iu janë dorëzuar familjeve dhe janë rivarrosur, si dhe rastet për ri-informim dhe ri-dorëzim, raste këto të cilat paraprakisht kanë qenë të mbyllura.


Gjatë takimit është prezantuar edhe përmbajtja e Rregullores së Punës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, përkatësisht hapat në vijim më qëllim të zbatimit të kësaj Rregullore, e miratuar në mbledhjen e 77-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 4 qershor 2012, përmes të cilës përcaktohen përgjegjësitë, fushëveprimi, rregullat dhe procedurat e punës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur duke përfshirë dhe organizimin e Njësisë administrative të Komisionit.

 
Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komision, prezantojë edhe ecuritë e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, me theks të veçantë krijimi i kushteve për ri-aplikim konform njohjes së të drejtave të garantuara me këtë ligj.

 
Kryesuesi i Komisionit Prenk Gjetaj, prezantojë edhe një përmbledhje të shkurtër rreth ‘rastit të Zhilivodës’, përkatësisht zhvillimeve të fundit në lidhje me zjarrin e ndodhur në këtë lokacion. E rëndësishme, sipas Gjetaj, është se punimet janë duke vazhduar dhe shumë shpejtë do të përmbyllet edhe zyrtarisht projekti i Zhilivodës, që sipas tij do të bëhet sipas praktikave të deritanishme në raste të tilla, që Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vendos për datën në të cilën do të realizohet vizita e përbashkët, ku do të ftohen të gjithë partnerët dhe palët e përfshira në këtë proces, vizitë kjo që do të realizohet me rastin e përfundimit të punimeve.

 
Ndërsa ‘rasti e Makërmalit’, të datës 31 mars 1999’, ndërlidhet me identifikimet e mundshme të gabuara, si pasojë e identifikimeve përmes metodës ‘klasike’ në vitet e para të pasluftës, dhe jo përmes procedurave dhe analizës shkencore të ADN-së. Gjatë takimit u vendos për procedurat e mëtutjeshme të trajtimit profesional të këtij rasti nga ana e ekspertëve të DML-së dhe organizatave/institucioneve tjera.


Në këtë takim u formua Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.

Në fund të takimit, u diskutua edhe propozimi i përfaqësuesit të Shoqatave  Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, rreth organizimit të një tryeze apo konference me qëllim të informimit të drejtë të opinionit vendor dhe ndërkombëtar në lidhje me sfidat dhe ecurinë e zhvillimeve që lidhen me ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)