16 Janar 2025

Vazhdon përkrahja e Ambasadës Britanike për AAPSK-në

Prishtinë, 17 maj - Kryeshefi i Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar (AAPSK), Rrahim Rama, sot kanë pritur në takim Zëvendës Ambasadorin e Ambasadës Britanike në Prishtinë, Joe Preston.

Në këtë takim Kryeshefi Rama njoftoi Zëvendës Ambasadorin Preston me të arriturat e Agjencionit dhe falënderoi për ndihmën që ka dhënë Ambasada Britanike deri më tani përmes Zyrës së DFID dhe për anëtarësimin në grupin joformal CARIN.

Kryeshefi i Agjencionit Rama, kërkoi nga Zëvendës Ambasadori përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë edhe në të ardhmen në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara.

Zëvendës Ambasadori u nda i kënaqur me të arriturat dhe punën e Agjencisë deri më sot si dhe shprehi gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim në mes të Zyrës Britanike në Prishtinë dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)