15 Janar 2025

Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës

Prishtinë, 15 gusht - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 23 gusht 2017. 

Prej datës 16 korrik kur ka filluar kjo periudhë e deri më sot (e martë, 15 gusht), sipas të dhënave mesditës, numri i aplikimeve për tu regjistruar si votues jashtë vendit është: 2 mijë e 296. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

Të gjitha informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm është i publikuar në faqen e KQZ-së, në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)