19 Maj 2024

Vazhdon për tri vite projekti Mbështetje për Zhvillimin e Kapaciteteve

Prishtinë, 11 mars - Sot, në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt takimi për lansimin e fazës se re trevjeçare të Projektit CDF (Capacity Development Facility - Mbështetje për Zhvillimin e Kapaciteteve).

Në këtë takim përveç Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Loka, Slobodan Petrovic, Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcillar, Zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani dhe Përfaqësues i KFOS-it, Luan Shllaku.

Në takim u diskutua për kontributin që ka dhënë projekti CDF në ngritjen e kapaciteteve për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ministri Kuçi ka theksuar se kontributi i CDF-së ka qenë jashtëzakonisht i madh në ngritjen e kapaciteteve në Qeverinë e Kosovës duke përfshirë pothuajse çdo ministri dhe institucione tjera publike.

“CDF ka kontribuar me rreth 70 këshilltar, në 15 institucione publike për çdo vit dhe kjo ka qenë një ndihmesë e madhe për ne” ka thënë Ministri Kuçi.

Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin shumë korrekt me Qeverinë e Kosovës dhe ndërkohë ka falënderuar Ambasadorin Norvegjez për mbështetjen financiare për fazën e ardhshme.

Ajo ka shprehur kënaqësinë që institucionet publike kanë arritur që përmes përkrahjes të dhënë nga CDF të ngrisin kapacitetet institucionale.

Luan Shllaku përfaqësues nga KFOS-i, ka njoftuar se me rastin e konfirmimit të fondeve nga Qeveria Norvegjeze, janë bërë të gjitha përgatitjet për një implementim efikas të projektit. Ai njoftoi të pranishmit se është përzgjedhur edhe stafi menaxherial i Projektit me menaxher Ramadan Ilazin.

Me këtë rast të gjithë ministrat e pranishëm kanë paraqitur përfitimet që kanë pasur gjatë viteve të kaluara në Ministritë e tyre nga Projekti CDF, si dhe kanë theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetje.

Të pranishmit janë pajtuar që të organizojnë një takim tjetër për nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të gjithë akterëve që të startojë zyrtarisht faza e re e këtij projekti.

Ky projekt trevjeçar do të financohet nga Ambasada e Norvegjeze në Kosovë, ndërsa do të implementohet nga UNDP-ja dhe KFOS-i.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)