Vazhdon Konferenca Fuqizimi i Ballkanit
Prishtinë, 27 mars - Në vazhdën e konferencave të mbajtura gjatë vitit të kaluar në kuadër të projektit Kosovo talks EU, në Prishtinë ka filluar konferenca dyditore me temën Fuqizimi i Ballkanit.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në hapje të konferencës Fuqizimi i Ballkanit përmendi vizitën e komisionerit për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle, duke thënë se ky është një hap i Kosovës drejt integrimin në Bashkimin Evropian.
Komioneri Fyle nga Bashkimi Evropian ëshët sot në Kosovë për të lansuar studimin e fizibilietit që është një hap përpara drejt nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe ecjes së Kosovës përpara drejt integrimit në BE, tha Selimi.
Duke folur për temën e konferencën, Selimi përmendi diplomacinë publike, duke thënë se çështja e Kosovës nuk ngritet vetëm në diplomacinë klasike, përmes notave verbale, por edhe për diplomacisë publike.
Ndërsa ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Klif theksoi se në fjalën e tij theksoi nevojën që të punohet bashkërisht në mënyrë të përgjithshme, ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për fuqizimin e Ballkanit.
Mendoj se është posaqërisht interesante se janë bërë përpjekje të mëdha këtu në Kosovë të fillonjë të zhvillojnë disa lidhje jo vetëm me SHBA-të, por edhe me Evropën dhe vendet tjera, si për shembull me Arabinë dhe me vendet e Karikomit. Sidoqoftë është mirë që të punohet në këtë drejtim me SHBA dhe Evropën të punohet në mënyrë të përgjithme, për fuqizimin e Ballkanit, tha Klif.
Të pranishme në hapje të konferencës iu referua edhe publicisti dhe historiani Tim Xhuda, i cili përmendi aspektet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor, dhe hapave që duhet të ndërmarrin shtetet e dala nga ish Jugosllavia që të ecin drejt integrimit evropian.
Konferenca me temën Fuqizimi në Ballkan, do të vazhdojë edhe nesër e pasnesër, ndërsa është organizuar nga Këshilli Brianik në Kosovë, Këshilli Britanik në Uashington DC dhe Ambasada Britanike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.