Vazhdon greva e veteranëve të UÇK
Prishtinë, 29 maj - Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare, edhe sot po vazhdon grevën, e cila ka filluar para gjashtë ditësh përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ata janë shprehur të vendosur që të mos heqin dorë nga greva derisa të plotësohet kërkesa e tyre, e cila është që Institucionet e Kosovës të miratojnë dhe zbatojnë sa më parë ligjin për vlerat e luftës.
Por, më shumë se sa kërkesat ekonomike, greva ka për qëllim të tërheqë vëmendjen në atë që ata e quajnë trajtim jo të favorshëm të ish UÇK-së nga ana e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.
Ata kanë paralajmëruar ndërprerjen e të gjitha kontakteve me autoritetet dhe me mjetet e informimit, në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre.