Vazhdon dialogu për Procesin e Stabilizim Asociimit
Prishtinë, 2 shkurt - Autoritetet e Kosovës dhe Komisioni Evropian u takuan sot, në kuadër të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA).
Në këtë takim ata diskutuan një numër të madh temash, si mbrojtja e konsumatorit dhe mbrojtja e shëndetit, lëvizja e kapitalit, shërbimet financiare dhe ligji për kompanitë, prokurimi publik dhe lëvizja e lirë e shërbimeve, të drejtat e pronës intelektuale dhe politikat e konkurrencës.
Lidhur me shëndetësinë, të dyja palët u pajtuan se është rëndësishme që Kosova të krijojë njësistem shëndetësor të qëndrueshëm, ekonomik dhe të orientuar kah pacientët, duke e sjellë atë më afër standardeve të sigurisë dhe cilësisë të njohura ndërkombëtarisht. Krijimi i Fondit të Sigurimit Shëndetësor është një hap vendimtar për ta realizuarkëtë, ashtu siçështë edhe investimi i mëtejshëm në promovimin e jetës së shëndetshme, parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e popullsisë nga kërcënimet shëndetësore të rënda ndërkufitare.
Lidhur me mbrojtjen e konsumatorëve, Komisioni ka nënvizuar nevojën për rritjen e vetëdijesimit dhe trajtimin e duhur të ankesave të konsumatorëve. Komisioni ka ritheksuar nevojën e themelimit të Këshillit Kombëtar për Inspektim dhe rishikimin e sistemit për mbikëqyrjen e inspektorateve.
Sa i përket lëvizjes së kapitalit, shërbimeve financiare dhe ligjit për kompanitë, Komisioni dhe autoritetet e Kosovës u pajtuan për nevojën e avancimit të legjislacionit dhe të zbatimit të tij. Komisioni theksoi nevojën që të shqyrtohet mundësia për përafrimin e taksës së korporatave të sigurimeve me ato të industrive të tjera.
Lidhur me prokurimin publik, Komisioni ka përshëndetur përpjekjet e qeverisë për të përafruar më tej legjislacionin e Kosovës për prokurim publik me kërkesat e MSA-së dhe lansimin eprokurimit elektronik.Komisioni theksoi se endenevojiten përpjekje të mëdha në mënyrë që prokurimi publik të përdoret në mënyrë efikase. Mbetet qenësore profesionalizimi dhe depolitizimi i sistemit dhe transparenca dhe llogaridhënia e tij. Kjo përfshin emërimin e anëtarëve kompetentënë bordet e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OShPP) në mënyrë qëky i fundit të jetë funksional. Komisioni inkurajoi Kosovën që të zbatojëedhe më tej prokurimin publik tëcentralizuar dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin efektiv të prokurimit elektronik.
Për lëvizjen e lirë të shërbimeve, Komisioni ka përmendur planet për përafrimin e legjislacionit kombëtar me Direktivën e Shërbimeve si dhe situatën në negociatat për shërbimet profesionale me shtetet anëtare të CEFTA-s.
Lidhur me të drejtat e pronës intelektuale, Komisioni përshëndeti zhvillimet në kornizën legjislative dhe përafrimin emëtutjeshëm me acquistë BE-së dhe inkurajoi të vazhdohet me përgatitjen e legjislacionit sekondar, qëështë i nevojshëm përzbatimine MSA-së. Komisioni ka inkurajuar fuqishëm Kosovën që të fokusohet në fuqizim dhe zbatim, përfshirë këtu një rolmë aktiv të Këshillit Shtetëror përPronësinë Intelektuale.
Përfundimisht, lidhur me konkurrencën,Komisioni ritheksoi shqetësimin e tij për funksionimin e institucioneve kompetente për konkurrencë dhe ndihmë shtetërore. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të zbatimit të ardhshëm të MSA-së dhe ka nxitur Kosovën që në Bordin e Komisionit për Konkurrencë të emërojë anëtarë të pavarurdhe kompetentë dhe të sigurojë burime të duhura për funksionimin e zyrës së Autoritetit për Konkurrencë dhe Ndihmë Shtetërore.
Diskutimet dhe konkluzionet e arritura n këtë takim do të përfshihen në raportin për Kosovë 2016. Konkluzionet nga këto takime paraqiten gjithashtu në uebfaqen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së dhe në uebfaqen e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.