Vazhdon aktiviteti Bashkatdhetarët në Kuvend
Prishtinë, 22 korrik - Vazhdon edhe sot, aktiviteti Bashkatdhetarët në Kuvend, në kuadër të të cilit Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.
Pritja qendrore organizohet në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, në të cilën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të takojë grupe të mërgimtarëve dhe do të mbajë një fjalë mirëseardhjeje.