Vazhdojnë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme
Prishtinë, 10 prill - KQZ-ja vazhdon me përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional për organizimin
e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok,
Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019. Ky plan parasheh të gjitha
aktivitetet që do të ndërmerren për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa
për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga komunat Prizren, Deçan dhe
Mitrovicë e Veriut.