16 Janar 2025

Vazhdojnë festimet për pësë vjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt - Me aktivitete të shumta në gjithë Republikën e Kosovës sot vazhdojnë kremtimet me rastin e pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj.

Gjatë ditës së sotme presidentja Jahjaga si dhe nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare do të bëjnë homazhe nderimi në kompleksin memorial i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Ata po ashtu do të  bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Klinë, Pejë, Gllogjan, Landovicë, Reçak, te shtatorja e Zahir Pajaziti dhe te varri i ish-Presidentit Rugova.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan për të vazhduar me tej të Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Kombit në Prekaz, pran shtatorës së heroit të kombit, Zahir Pajaziti dhe të varri i ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë, Presidentja Jahjaga, në mënyrë solemne, do të bëjë dorëzimin e dekoratave, urdhrave, çmimeve, medaljeve për personalitetet që janë dekoruar.

Gjithashtu nën kujdesin e Presidentes Jahjaga, organizohet akademia solemne dhe  koncerti i Filarmonisë së Kosovës.

Ndryshe deri tani, mbi 90 vende të botës e kanë njohur shtetin e Kosovës, por pavarësia vazhdon të kundërshtohet nga Serbia ku të dyja vendet janë përfshirë në një proces të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është edhe kusht për përparimin drejt integrimeve evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)