Vazhdojnë aktivitetet e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë
Prishtinë, 11 shtator - Në ditën e dytë të aktiviteteve rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, sot, do të zhvillohet Konferenca Kaptinë e Mbyllur në Ballkan.
Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe Piter Feith mbajnë nga një fjalë rasti në këtë konferencë. Më pas zhvillohet konferenca Tranzicioni në kohën e globalizimit.
Ndërsa gjatë ditës do të zhvillohen sesione të konferencës ku do të ketë fjalime të personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare.
Gjithashtu sot zhvillohen takimet Në prag të dekadës së dytë të pavarësisë, lista e rezultateve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare si dhe Çfarë më tutje për shoqëritë dhe ekonominë në Ballkan?.