Vazhdimi i seancës së 17 tetorit do të mbahet pas 3 nëntorit
Kryekuvendari Krasniqi theksoi se ekziston një konstatim i përgjithshëm se kohëve të fundit, që nga fillimi i fushatës zgjedhore, ka ngecje të punës së Kuvendit, si kur është fjala për mbajtjen e rregull të mbledhjeve të komisioneve, ashtu edhe të seancave.
Ai tha se disa deputetë që janë të angazhuar drejtpërsëdrejti në zgjedhje nuk do të duhej të jenë pengesë e mosmbajtjes së seancave, përkatësisht të vazhdimit të seancës së ndërprerë më 17 tetor të këtij viti, që ka 7 pika të rendit të ditës.
Gjatë debatit u tha se fushata zgjedhore nuk do të duhej të jetë shkak për mosmbajtjen e vazhdimit të seancës, por duke pasur parasysh ruajtjen e imazhit të Kuvendit, pra për të mos rrezikuar dështimin eventual të seancës këtë javë, u propozua që mbledhja e radhës së Kuvendit të mbahet pas 3 nëntorit.
Ndërkohë, partitë e koalicionit kanë kërkuar se në seancën e rrahës plenare që do të mbahet pas tri javësh të futet në votim edhe raporti i komisionit qeveritar dhe privatizimi i PTK-së, derisa opozita e kundërshton një gjë të tillë.
LDK, VV dhe AAK, kanë thënë që vetëm plotësimi dhe anëtarët e komisionit për PTK do të jenë rend dite atëherë do të qëndrojnë në Kuvend, përndryshe nëse PDK vendos të fut në votim atëherë opozita do të lëshojë seancën.