22 Janar 2025

Vanuatu mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Prishtinë, 10 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Vanuatus në Bruksel, përfaqësues permanent i këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Roy Mickey Joy.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa, e informoi ambasadorin Joy për progresin në Kosovë duke  theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen që shteti  i Vanuatus ka dhënë për Kosovën që nga njohja e deri më tash, duke e falënderuar në veçanti për përkrahjen që ky shtet po e jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori i Vanuatus, Roy Mickey Joy, pasi vlerësoi progresin në Kosovë, shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ambasadori Joy po ashtu shprehu përkushtimin e shtetit të tij për bashkëpunim me Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)