29 Prill 2024

Vajzat së bashku - frymëzim për të ardhmen

Prishtinë, 8 mars - Sot, Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, iu bashkua shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në ngjarjen ‘Vajzat së bashku - Frymëzim për të ardhmen’, një ditë e kushtuar vajzave dhe teknologjisë, organizuar nga Basic Education Program i USAID-it.

Programi ftoi 12 shkolla të cilat sollën nga katër nxënëse të klasave 8 dhe 9. Vajzat patën mundësinë të eksperimentonin me forma të ndryshme të teknologjisë arsimore dhe të bënin hulumtime në Internet sipas interesave të tyre lidhur me karrierën dhe lidhjeve me teknologjinë.

Ata u përkrahën nga moshataret e tyre pjesëmarrëse në ditën ‘Vajzat & Teknologjia: Pse Jo?’ të mbajtur vitin e kaluar, si dhe nga ata që përdorin pajisjet e teknologjisë mësimore/edukative të siguruar nga USAID Basic Education Program në klasat e tyre.

Në fund, vajzat diskutuan me njëra-tjetrën hulumtimet e tyre duke u grupuar sipas interesave të ngjashme në fushën e karrierës.

Basic Education Program gjithashtu punoi me Njësinë për Çështje Gjinore në MASHT për të nxitur të gjitha shkollat që ta shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Dita Ndërkombëtare e Gruas u shënua për herë të parë në vitin 1911, kur një milionë gra dhe burra zhvilluan protesta në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër duke kërkuar të drejtën e grave për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar dhe për t’u paguar njësoj si burrat.

Pavarësisht nga përparimet mbresëlënëse që kanë ndryshuar jetën nga ajo kohë, ende mbetet punë – sidomos për gratë dhe vajzat e vendeve në zhvillim. Të drejtat e barabarta dhe qasja në arsim kanë rëndësi të madhe për arritjen e barazisë gjinore në Kosovë.

Dita Ndërkombëtare e Gruas shënon arritjet ekonomike, politike dhe shoqërore të gruas në mbarë botën dhe ofron mundësinë për vetëdijesim më të lartë lidhur me të drejtat e gruas, fuqizimin e gruas dhe barazinë gjinore.

Basic Education Program i USAID-it në Kosovë është një nismë pesë vjeçare e projektuar për të përfituar të gjitha shkollat publike fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë (që shërbejnë klasat 1 deri në 9).

Motoja e Programit është “Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 tek nxënësit në patneritet me shkollën dhe komunitetin”. Basic Education Program i USAID-it përfshin këto tri komponentë:

1. Ngritja e kapaciteteve menaxhuese të shkollave në mjedis të decentralizuar
2. Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit
3. Përmirësimi i ngritjes profesionale të mësimdhënësve pa shkëputje nga puna

Programi financohet nga USAID dhe Qeverisë së Kosovës, dhe implementohet nga FHI 360 në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qendrën për Arsim të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)