16 Janar 2025

USAID prezanton punën tre vjeqare për avancimin e komunave

Prishtinë, 9 mars - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë në ceremoninë e prezantimit të tre vjetëve të partneritetit në mes të aktivitetit tonë Avancojmë Kosovën së Bashku - Primar dhe 16 komunave.  

Programi trevjeçar Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT-Primar) i USAID-it ka punuar me 16 komuna anembanë Kosovës me qëllim të integrimit të komuniteteve shumicë dhe pakicë si dhe inkurajimit të një qeverisjeje lokale e cila u përgjigjet nevojave të të gjithë qytetarëve.

Ky program ka nxitur bashkëpunim ndëretnik konstruktiv në mes të kumuniteteve serbe të Kosovës dhe atyre shqiptare të Kosovës në adresimin e problemeve të përbashkëta si papunësia, nevojat sociale dhe shërbimet komunale.

Programi u ka shërbyer më shumë se 600.000 banorëve të Kosovës, duke përfshirë edhe 146.000 qytetarëve nga komunitetet pakicë.

Avancojmë Kosovën së Bashku ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv ndëretnik në mes të popullatave shumicë dhe pakicë të Kosovës, gjë kjo e rëndësisë thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)