18 Janar 2025

USAID përkrah Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 4 gusht - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Drejtorët e Projekteve nga misioni i USAID-it në Kosovë. Delegacioni i përbërë nga z. Christopher Thompson, Drejtor i Projektit, znj. Shibani Shah, zv. Drejtoreshë dhe anëtarë tjerë të këtij misioni shfaqën përkrahjen e tyre në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të ministrisë, njёherit inkurajuan Ministren në vazhdimin e synimeve për përmbushjen dhe realizimin e objektivave duke llogaritur në mbështetjen e plotë të misionit të USAID-it.

Në takim, Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin dhe forcimin e sektorit të drejtësisë, si dhe shfaqi nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në përmirësimin e fushës së sundimit të rendit dhe ligjit.

Ministrja Hoxha kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë.

Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve dhe tejkalimin e sfidave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)