04 Maj 2024

USAID përfundon programin kosovarë të sundimit të ligjit

Prishtinë, 13 korrik - Programi i USAID-it mbi Sistemet për Zbatimin e Marrëveshjeve dhe Vendimenve (SEAD) përfundoi më 13 Korrik 2012, me një listë mbresëlënëse të të arriturave. Programi SEAD, i cili filloi më Nëntor 2009, është implementuar me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore për të ngritur investimet vendëse dhe ato nga jasht dhe për të krijuar ambient miqësor për biznese.

Programi vuri në shënjestër tri fusha kryesore – ligjin ekonomik (komercial) dhe edukimin ligjorë të çështjeve ekonomike, reforma në sistemet për zbatimin e vlerësimeve dhe vendimeve gjyqësore, si dhe Rezolutën Alternative të Kontesteve, mekanizëm ky për zgjidhjen e kontesteve biznesore pa harxhuar kohë nëpër procedurat e kushtueshme gjyqësore.
 
“E përgëzoj stafin e USAID SEAD dhe partnerët tonë në Qeverinë e Kosovës si dhe komunitetin biznesor të Kosovës për të ariturat tuaja mbresëlënëse në tri vitet që lam pas, sikurse në ngritjen e sundimit të ligjit ashtu edhe në përmirësimin e atmosferës për biznes në këtë shtet”, tha Drejtoresha e USAID-it Maureen Shuket. “Ju keni bërë shumë për ta sjell Kosovën në rrugë për një të ardhme më të ndritshme”.
 
Programi i implementuar nga Checchi and Company Consulting, përkrahu Ministrinë e Drejtësisë në përpilimin e ligjit të ri mbi obligimet, ligjin mbi kontratat elementare për Kosovën, të cilat janë votuar nga Kuvendi dhe dekretuar nga Presidenti.

Programi gjithashtu zhvilloi nëntë Forma Standarde të Kontratave, të cilat u janë shpërndarë mëse 2000 bizneseve Kosovare, me qëllim që tu ofrohen dispozita për të përmirësuar shfrytëzimin dhe zbatimin e kontratave.

Për më tepër, programi mbajti trajnime për më shumë se 1000 gjykatës, avokat, dhe profesionist tjerë ligjorë duke trajtuar tema të ndryshme lidhur me ligjet ekonomike, si dhe përkrahu Univerzitetin e Prishtinës në krijimin e Programit Mastër në Juridik për Ligjet Ekonomike dhe Kontrata.
 
Programi SEAD gjithashtu përkrahu Ministrinë e Drejtësisë në përpilimin e legjislacionit të ri i cili trajekton procedurat zbatuese dhe prezanton agjentët privat profesional zbatues gjyqsorë.

Programi në mënyrë direkte përkrahu gjygjet për të futur të dhëna të mbi 107000 rasteve në databazën elektronike, duke e bërë kështu zbatimin më efikas. Duke përcjellur metodologjinë e zhvilluar nga Programi dhe Këshilli Juridik i Kosovës për të zbatuar gjykimin, efektshmëria në pilot gjykata ka shënuar ngritje deri afro 200%.
 
Për më tepër, programi përkrahu edhe Odën Ekonomike të Kosovës dhe atë Amerikane në Kosovë për të zhvilluar dhe prezantuar shërbime arbitrare për biznes në zgjidhjen e kontesteve.

Është formuar legjislacioni dytësorë dhe rregullat procedurale si dhe është ofruar trajnim për  arbitra dhe ndërmjetësues. Programi ka hapur dy pilot qendra ndërmjetësuesish, në Pejë dhe Gjilan, dhe të dyja qendra kanë pranuar raste dhe kanë lehtësuar ndërmjetësimin e kontesteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)