USAID nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi më Novobërdën
Novobërdë, 7 maj - Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë Xhejms Houp sot do të nënshkruajë me Kryetarin e Komunës së Novobërdes Svetislav Ivanovic një Memorandum Mirëkuptimi, përmes së cilit do të shprehë përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe mbështetjes së kësaj komune.
Nënshkrimi i këtij MM është një nga 16 të planifikuar në kuadër të aktiviteteve të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku dhe Avancojmë Kosovën së Bashku Zgjidhjet Lokale, të cilat mbështesin bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik.