USAID nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Obiliqit
Obiliq, 8 qershor - Zëvëndësdrejtori Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë Kris Eduards do të nënshkruajë me Kryetarin e Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi një Memorandum Mirëkuptimi, përmes të cilit do të shprehë përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe mbështetjes së kësaj komune.
Nënshkrimi i këtij MM është një nga 16 të planifikuar në kuadër të aktiviteteve të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku dhe Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhjet Lokale, të cilat mbështesin bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik.