USAID nënshkruan memorandum më Kllokotin dhe Parteshin
Prishtinë, 19 mars - Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope do të vizitojë komunat Kllokot dhe Partesh, me çrast do të nënshkruaj Memorandume të Mirëkuptimit (MM) me secilën prej tyre, duke marrë kështu mbi vete obligimin që të bashkëpunojë me dhe mbështesë këto dy komuna të reja.
Memorandumet e Mirëkuptimit do të nënshkruhen nga Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, Kryetari i Komunës së Kllokotit Sreqko Spasiq dhe Kryetari i Komunës së Parteshit Dragan Nikoliq.
Këto MM që do të nënshkruhen janë dy nga 16 të planifikuara në kuadër të aktiviteteve të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) dhe Avancojmë Kosovën së Bashku Zgjidhjet Vendore (Local Solutions), të cilat mbështesin bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik.