USAID mbështetë kryetaren e re të Komunës së Gjakovës
Gjakovë, 10 dhjetor - Kryetarja e re e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila sot ka pritur në vizitë shefen e misionit të USAID-it në Kosovë, znj. Maureen Shauket.
Me këtë rast znj. Kusari Lila ka falenderuar znj. Shauket për përkrahjen e vazhdueshme që USAID ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.
Sot fillimisht e njoftova znj.Shauket për planet tona të para të cilat kanë të bejnë kryesisht me organizimin e konferencës së donatorëve në fillim vitin e ardhëshëm, si dhe me fokusimin që qeverisja Komunale e Gjakovës do ketë në transparencën e administratës, zhvillimin ekonomik dhe në përmisimin e jetës së të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës. Njejtë sikur do të angazhohemi për infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik, unë si kryetare e Komunës së Gjakovës do të mbështesë edhe zhvillimin dhe financimin e shoqërisë civile si një segment shumë I rëndësishëm I shoqërisë sonë, tha Kusari Lila.
Në prononcimin e saj, shefja e misionit të USAID-it në Kosovë znj. Maureen Shauket tha se ndjehet e lumtur që znj.Kusari Lila është zgjedhur si femra e parë kryetare e një Komune në Kosovë.
Jam këtu që ta uroj znj.Kusari Lila për fitoren duke shpresuar se do jetë njëra ndër shumë femra që do udhëheqin me vendin. Më duhet të them sot se qështjet e gruas nuk janë vetëm qështje gjinore por ato i takojnë edhe meshkujve, në mënyrë që duke u angazhuar të gjithë antarët, shoqëria në përgjithësi reflekton si e sukseshme.
Sot me znj.Kusari Lila biseduam për bashkpunimin tonë të ardhëshëm dhe për kontributin që USAID do jep për Komunën e Gjakovës dhe ju siguroj se ky bashkëpunim së shpejti do të pasqyrohet me projekte konkrete , ka përfunduar znj. Shauket.