USAID-i me program për rritjen e bashkëpunimit ndëretnik
Prishtinë, 7 maj - Misioni i Agjencionit të ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë është duke filluar një program të ri për të rritur angazhimin e të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës dhe shoqëri në tërësi.
Avancimi i Kosovës Bashkërisht (AKB) është një aktivitet tre-vjeqar i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv ndëretnik, në rradhë të pare në mes të poullatës shumicë shqiptare të Kosovës dhe asaj jo-shumicë serbe, që kanë rëndësi vitale për siguri dhe stabilitet në Ballkan. Programi vepron në partneritet me komunat dhe partnerët tjerë Qeveritar për të mbështetur angazhimin e komuniteteve të shënjestruara.
Programi i Avancimit të Kosovës Bashkërisht është paraparë që të implementojë aktivitete dhe shënjestrojë komunitetet përfituese në 16 komuna partnere të Kosovës, duke përfshirë Graçanicën, Kllokotin, Novobërdën, Parteshin, Ranillugun, Shtërpcen, Gjilanin, Istogun, Klinën, Obiliqin, Pejën, Vushtrrin, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveqanin. USAID ka ndarë $7.5 milion dollar për realizimin e programit Avancimi i Kosovës Bashkërisht.
Programi i USAID-it Avancimi i Kosovës Bashkërisht mbështet katër objektivat vijues:
Përmirësimi i komunikimit horizontal, autonom në mes të: (a) shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve jo-shumicë; dhe (b) Qeverisë së Kosovës dhe komuniteteve jo-shumicë;
Përmirësimi i mundësive ekonomike në komunat e shënjestruara; Rritja e efikasitetit dhe kapacitetit të administratave komunale të shënjestruara për tiu përgjegjur nevojave të të gjithë qytetarëve të tyre dhe Ndërtimi, me ndihmën e partnerëve lokal, i kapaciteteve të organizatave vendore përmes shfrytëzimit të lidershipit lokal ndëretnik me qëllim të implementimit të objektivave 1, 2 dhe 3 të programit.
Avancimi i Kosovës Bashkërisht do të implementohet nga Chemonics International.
USAID është agjencion i pavarur i qeverisë federale i cili merr udhëzime të përgjithshme të politikës së jashtme nga Sekretari i Shtetit, ndërsa ofron asistencë ekonomike dhe humanitare anembanë botës për më shumë se 50 vjet.
USAID-i këtë vit shënon 15-vjetorin e Partneritetit për Ndryshime Pozitive në Kosovë.