USAID dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruajnë bashkëpunimin
Prishtinë, 10 maj - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Kryetari i Komunës Bajram Mulaku do të nënshkruajnë një MM për nismën e re të USAID-it TEAM, e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë.
TEAM - Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.
Ky aktivitet do të sigurojë mentorim dhe trajnim në pesë komuna me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënjes për fondet publike dhe shpenzimet.
Përveç kësaj, TEAM do të sigurojë trajnim themelor nga i tërë cikli fund e krye i prokurimit për të gjithë 38 zyrtarët komunal të prokurimit, si dhe stërvitje nga bashkëpunimi i duhur me partnerët komunal për të avancuar paanshmërinë, transparencën dhe mbikqyrjen e prokurimit.