UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Pulas
Pula, 29 shkurt - Universiteti Ukshin Hoti në Prizren ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Pulas në Kroaci.
Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga rektorët e të dy universiteteve të hënën gjatë një vizite që po zhvillon në Kroaci, Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Bekim Gashi dhe Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë Dr. Sc. Sadik Idrizi.
Në bazë të marrëveshjes Universiteti Ukshin Hoti në Prizren dhe Universiteti i Pula-s do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e dijës dhe përvojave, mobilitetin e studentëve, profesorëve dhe stafin jo akademik, organizimin e aktiviteteve shkencore, organizmin e seminareve dhe konferencave të ndryshme dhe në aktivitete të ngjashme