UNN i jep notë të lartë organizimit të provimit të Noterisë
Prishtinë, 12 korrik - Me rastin e përmbylljes se suksesshme të raundit të parë të provimit të Noterisë, Ministria e Drejtësisë ka marre një letër nga Unioni Ndërkombëtar i Noterisë (UNN), me çrast konfirmohet dhe certifikohet rregullshmëria, përkatësisht mbarëvajtja e kësaj faze, për çka ekspertet ndërkombëtar i japin notën me të lartë organizimit të provimit dhe riprovimit te Noterisë.
Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministria e Drejtësisë, publikisht shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj për Unionin Ndërkombëtar të Noterisë dhe Presidentin Jean Paul Decorps, andaj ka nderin që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në fazën vijuese të trajnimit të noterëve te rinj.
Ministria e Drejtësisë vlerëson së ky është një hap shume i rëndësishëm për shtetin e se drejtës dhe Noteria si institucion i ri në Republikën e Kosovës, do te fuqizojë edhe me tej standardet ndërkombëtare për drejtësi dhe ligj.