27 Dhjetor 2024

UNMIK-u të ndikoj të serbet që të respektojnë shtetin e Kosovës

Mitrovicë, 3 shkurt - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të mërkurën në takim shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier me bashkëpunëtorë, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në këtë komunë, me theks të veqantë në veri të qytetit.

Kryetari Kastrati, ka theksuar se qëndrimet e komunës janë në harmoni me ato të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të vendit, ku strukturat paralele të financuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, tentojnë të minojnë çdo lëvizje në drejtim të normalizimit të situatës.

Megjithatë ai theksoi se situata është e qetë, përkundër veprimit të këtyre strukturave paralele, të cilat herë pas herë krijojnë incidente në pjesë të ndryshme të veriut, por që më tepër janë të orientuara në lagjet me popullatë të përzier. 

Me këtë rast kryetari Kastrati, ka mbështetur fuqishëm Strategjinë për integrimin e veriut që është duke u përgatitur nga Qeveria e Kosovës dhe ICO-ja, duke shfaqur shpresën se ajo do të ndikoj për kthimin e normalitetit në këtë pjesë të vendit si dhe shtrirjen e të gjitha institucioneve kosovare atje.

Ai tha se në këtë rast drejtuesit dhe zyrtarët e UNMIK-u mund të ndihmojnë duke ua bërë me dije banorëve serbë që jetojnë në veri, se shteti i Kosovës është duke punuar për të mirën e të gjithë banorëve pa dallim të përkatësisë etnike. “Lidershipi serb në veri nuk ua thotë të vërtetën qytetarëve serbë, por vazhdon t’i manipuloj ata. Në këtë situatë zyrtarët e UNMIK-ut mund të ndihmojnë duke ua sqaruar se ligjet e Republikës së Kosovës ua garantojnë atyre të gjitha të drejtat, të cilat ata mund t’i shfrytëzojnë”.

Në këtë kontekst, kryetari Kastrati tha se ka mbështetjen e institucioneve qendrore edhe për fushën ekonomike, sidomos për investime në infrastrukurë në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për jetë  për të gjithë qytetarët e veriut.  

Në takim kryetari Kastrati ka përmendur edhe qështjen e rrethojës përreth selisë së UNMIK-ut në jug të qytetit. Ai tha se është duke punuar që rrethojat në objektet, si komuna, mandej OSBE-ja dhe në këtë rast edhe përreth objektit ku është i vendosur UNMIK-u, të largohen në mënyrë që ky qytet të mos krijoj përshtypjen e një baze ushtarake.

Ai tha se mitrovicasit janë të intersuar për një të ardhme pa dhunë, andaj nga qyteti i tyre duhet të largohen gjërat krijojnë imazhin e një qyteti problematik. Kryetari Kastrati tha se rrethojat nga komuna do të largohen së shpejti, andaj një gjë të tillë e kërkoj edhe nga Zannier.

Në anën tjetër, shefi i UNMIK-ut, në lidhje me këtë kërkesë, tha se do të angazhohet personalisht që kjo të ndodh. Ai theksoi se është dakord me perceptimin që ka kryetari Kastrati për imazhin e qytetit në këtë aspekt. 

Zannier, ka thënë se UNMIK-u do të vazhdoj që të ndihmoj në aspektin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, në mënyrë që të mos ketë probleme. “Jemi të gatshëm për bashkëpunim. Së shpejti pritet të rifilloj procesi i rindërtimit në veri. Ne përkrahim kthimin e të gjithë qytetarëve të zhvendosur nga pronat e veta, qoftë në veri apo në jug të qytetit”. 

Në këtë takim, Zannier ka përmendur edhe qështjen e buxhetit për Mitrovicën, ku një pjesë ndahet për veriun. Ai ka thënë se do të dëshironte që kjo të vazhdoj derisa të qartësohet situata në këtë drejtim. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)