17 Janar 2025

UNMIK-u, pengues i njohjeve

Prishtinë, 15 gusht -  Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës po e kërkon me ngulm fundin e Misionit të Kombëve të Bashkuara - UNMIK-ut.

Ministri Enver Hoxhaj ka thënë në një prononcim për gazetën Tribuna se prezenca e UNMIK-ut dhe Rezoluta 1244 janë duke e rënduar procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Gazeta ka raportuar një ditë më parë se institucionet e Kosovës po i druhen pamundësisë së ndryshimit të Rezolutës 1244 dhe përfundimit të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke bërë kështu që vendi të mbetet në një protektorat të vazhdueshëm edhe pas më shumë së pesë vjet prej shpalljes së pavarësisë.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)