UNMIK mbyll zyrën administrative në veri te Mitrovicës
Mitrovicë, 15 dhjetor - Zyra administrative e UNMIK në pjesën veriore të Mitrovicës, UAM, në 31 dhjetor do të mbyllet për pasojë i gjithë stafi lokal në veri të Kosovës do të largohet nga puna.
Këtë gjë e kanë pohuar burime të Koha Ditore të cilët kanë specifikuar se nuk bëhet fjalë për largimin e personelit ndërkombëtar që paguhet nga OKB-ja.
Por do të mbyllet vetëm zyra administrative për veriun e Kosovës, që është formuar në bazë të marrëveshjes së ish-kryeadministratorit të Kosovës, Hans Hakerup, dhe ish shefit të Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovë, Neboshja Çoviq.