02 Maj 2024

UNMIK dorëzoi objektin që e ka shfrytëzuar prej vitit 1999

Mitrovicë, 2 mars - Pas insistimit të vazhdueshëm të drejtuesve të Komunës së Mitrovicës, zyrtarët e UNMIK-ut  kanë dorëzuar objektin e ish-Jugobankës, të cilën e kanë shfrytëzuar si seli të administratës së OKB në Mitrovicë.

Në pranimin-dorëzim e këtij objekti, i cili është në pronësi të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, ka marrë pjesë kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe zëvendësshefi i UNMIK-ut në Kosovë,  Robert E.Sorenson.

Pas largimit të stafit të UNMIK-ut, të cilët do të vendosen në një objekt që kanë marrë me qira në një lokacion tjetër në jug të qytetit, me ndihmën e autoshkallës së Brigadës së Zjarrfikëve është hequr edhe mbishkrimi “Jugobanka”. Drejtuesit e Komunës e kanë vlerësuar si një ngjarje me rëndësi për qytetarët mitrovicas.

Kryetari, Avni Kastrati, tha se pas shumë pritjesh është realizuar kërkesa për lirimin e këtij objekti, që është shfrytëzuar nga UNMIK-u prej vitit 1999.

“Është një objekt shumë i mirë në qendër të qytetit, në të cilin vitet e fundit ka pasur një numër simbolik të punëtorëve të UNMIK-ut”.

Ai sqaroi se pas largimit të rrethojave përreth objektit do të mundësohet që të nis realizimi i projektit për rregullimin e shëtitores dhe sheshit para objektit të ish-Jugobankës. “Është një hapësirë e mirë, e cila tash e tutje do të jetë në dispozicion të qytetarëve”.

Ndërsa, zëvendësshefi i UNMIK-ut në Kosovë,  Robert E.Sorenson, tha se deri me tani nuk kanë mundur të dorëzojnë objektin për shkak se nuk kanë gjetur një objekt tjetër të përshtatshëm për t’u vendosur.

“Pasi kemi gjetur një objekt tjetër menjëherë këtë reaguar duke e dorëzuar selinë ku kemi qëndruar që shumë vite”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)