23 Janar 2025

UNICEF vazhdon projektet për fëmijët kosovarë

Prishtinë, 1 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, priti sot në takim drejtoreshën e UNICEF-it për Evropën qendrore dhe lindore, Marie Pierre Poirier, me të cilën bisedoi për për raportet e Kosovës me këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të OKB-së dhe zhvillimin e projekteve për fëmijët.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi znj. Poirier për përkrahjen e vazhdueshme të

UNICEF-it për fëmijët e Kosovës, duke e konsideruar këtë një kontribut të çmuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.

Znj. Poirier, nga ana e saj, siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e projekteve në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me të drejtat, mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve kosovarë.

Kryetari Veseli konfirmoi vullnetin dhe përkushtimin e tij e të Kuvendit të Kosovës për të qenë pjesë e pandashme e punës në realizimin e këtyre projekteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)