19 Janar 2025

UNDP vazhdon me Pulsin Publik

Prishtinë, 6 shkurt - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) filloi me implementimin e fazës së dytë të projektit Pulsi Publik (2014-2017).

Projekti do të vazhdojë të sjellë trendet e përceptimeve të qytetarëve të Kosovës mbi zhvillimet demokratike, ekonomike dhe të pjesëmarrjes publike në baza gjashtë-mujore.

 Produktet hulumtuese të Pulsit Publik do të sjellin edhe analiza të detajura e të bazuara mbi përceptimet e qytetarëve - lidhur me stabilitetin politik dhe institucional, ekonomik dhe social, marrëdhënie ndër-etnike si dhe zhvillime tjera të rëndësishme për vendin.

Veç tjerash, ky Projekt do ofrojë mbështetje profesionale për institucionet publike apo qeveritare në prodhimin e Dokumenteve të Veprimit dhe Analizave të Pulsit Publik – hulumtime këto që përbëjnë analizimin e një fushe tematike që lidhet me institucionet dhe temat e përzgjedhura që identifikohen duke u bazuar në rezultatet e nxjerra prej anketave të Pulsit Publik.

Faza e parë e Projektit Pulsi Publik është implementuar prej vitit 2010-2013. Gjatë kësaj periudhe janë bërë tetë anketa me qytetarët e Kosovës, shtatë prej tyre me nga afërsisht 1,300 respodentë për secilin raport, ndërsa njëra me rreth 550 respodentë.

Si rezultat janë publikuar gjashtë dokumente Faktet e Shpejta, gjashtë Raporte Pulsi Publik, dhe pesë Dokumente të Veprimit në bashkëpunim me institucione të Kosovës (Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës, Komunën e Prizrenit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Integrimit Evropian).

Pulsi Publik është vazhdimësi e Projetit për Paralajmrim të Hershëm, i cili ka qenë iniciativë e UNDP-së dhe USAID-it që nga  viti 2002. Ky projekt gjithashtu nga viti 2002-2010, ka bërë 29 anketa me qytetarët e Kosovës, secila prej tyre me rreth 1,300 respodentë dhe ka publikuar rezultatet e tyre në 28 Raporte të Parajalmërimit të Hershëm.

Që nga fillimi, ky projekt është realizuar me mbështetje financiare të USAID-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)