UNDP publikon sot Faktet e Shpejta të Pulsit Publik
Prishtinë, 5 nëntor - Programi për Zhvillim i Kombëve të Bashkuara (UNDP) do të lansojë sot në një konferencë për shtyp Faktet e Shpejta të Pulsit Publik V të cilat janë një rezyme e shkurtër e indikatorëve kyç dhe rezultateve të anketës.
Rezultatet e anketës së tetorit 2012, ofrojnë perceptimet e njerëzve mbi zhvillimet demokratike dhe ekonomike, çështjet e sigurisë si dhe shfaqin tendenca të ndryshme të nivelit të kënaqshmërisë me punën e institucioneve, në krahasim me ato të prillit 2012.
Përderisa ka ngritje të kënaqshmërisë me punën e gjykatave, Qeverisë dhe Kryeministrit, ka rënie në kënaqshmërisë së njerzëve me punën e Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Kuvendit
Raportet e Pulsit Publik publikohen dy herë në vit.
Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës që është zhvilluar gjatë muajve shtator dhe tetor 2012. Anketa bazohet në intervista të drejtë përdrejta dhe përfshiu 1,290 respondentë.(RTK)