UNDP publikon faktet e shpejta 6 të Pulsit Publik
Prishtinë, 8 maj - UNDP do të lansojë Faktet e Shpejta të Pulsit Publik 6 të cilat janë një rezyme e shkurtër e indikatorëve kyç dhe rezultateve të anketës, në një konferencë që do të mbahet sot, në sallën e konferencave të UNDP-së, me fillim në ora 10:00.
Rezultatet e anketës së fundit ofrojnë përceptimet e njerëzve mbi zhvillimet demokratike dhe ekonomike si dhe çështjet e sigurisë.
Anketa e muajit prill 2013 shfaq tendenca të ndryshme të nivelit të kënaqshmërisë me punën e institucioneve ekzekutive, legjistlative dhe të drejtësisë si dhe tregojnë që indekset e demokratizimit dhe besimit ekonomik janë në nivelin më të ultë që nga nëntori I vitit 2010.
Raportet e Pulsit Publik publikohen dy herë në vit. Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës që është zhvilluar gjatë muajit prill.
Anketa bazohet në intervista të drejtë përdrejta dhe përfshiu 1,290 respondentë.