18 Janar 2025

UNDP prezanton rezultatet e punës në pjesën veriore të Kosovës

Mitrovicë, 22 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të prezantojë rezultatet e punës në pjesën veriore të Kosovës në një konferencë për media që do të mbahet sot  në lokalet e kolegjit IBCM në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën veriore. 

UNDP ka përkrahur në vazhdimësi zhvillimin e komunave veriore përmes programeve të ndryshme që adresojnë papunësinë, mjedisin, tregtinë, dhunën në familje dhe aftësimin e zyrtarëve lokal.

Disa nga këto aktivitete janë përpjekje të përbashkëta me agjencitë tjera të OKB-së në Kosovë që punojnë bashkërisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Në konferencë për media do të flasin Andrew Russell, Kordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së dhe Sh.S. Anne Huhtamäki, Ambasadore e Finlandës në Kosovë, do të prezantohen rezultatet e projekteve dhe disa nga përfituesit do të ndajnë përvojat a tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)