UNDP ofroi asistencë për hartimin e Ligjit për Statistikat e Kosovës
Prishtinë, 21 shtator - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani.
Në këtë takim u bisedua për hartimin e Ligjit për Statistikat e Kosovës dhe u tha se ky ligj do ti plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare, ndërsa, zonja Lubrani ofroi asistencën e plotë të UNDP-së, në hartimin e këtij ligji.
Temë tjetër e takimit ishte edhe reformimi i administratës publike të Kosovës, për çka UNDP-ja ka ofruar një këshilltar ndërkombëtar për Qeverinë e Kosovës, në ndihmë për reformimin e administratës publike.
Po në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi ka kërkuar që pas shikimit të fondeve të UNDP-së për programin e CDF-it, UNDP-ja të vazhdojë ofrimin e konsulences për nevojat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.