UNDP nxit komunikimin në mes qeverive komunale dhe qytetarëve
Prishtinë, 12 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe komunat e Prizrenit dhe Gjilanit do të lansojnë video që rrjedhin nga aktiviteti \"Pyt ... ?\" , si dhe një animacion për të ardhurat dhe shpenzimet komunale, i realizuar në bashkëpunim me OJQ-në EC Ma Ndryshe.
Videot nga aktiviteti \"Pyt ... ?\" janë prodhuar pas një fushate një javore në qendër të Gjilanit dhe Prizrenit, ku qytetarët kishin mundësinë të bëjnë pyetje para kamerës lidhur me çështjet që i interesojnë në komunat e tyre. Në videot të cilat do të lansohen zyrtarët përkatës komunalë janë përgjigjur në pyetjet që qytetarët i kanë ngritur.
Përveç kësaj, projekti SMILE do të lansoj një video animacion ku shpjegohet ku i marrin qeveritë lokale të ardhurat e tyre dhe se si ato i shpenzojnë buxhetet e tyre, bazuar në të dhënat nga Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2014-2016.
Pas dy videove, do të pasoj diskutimi me përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit/Gjilanit, shoqërisë civile dhe përfaqësues të UNDP-së lidhur me komunikimin mes qeverive komunale dhe qytetarëve.