19 Janar 2025

UNDP ndan certifikata për praktikantë

Prishtinë, 4 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ndau certifikata për 54 praktikantë  të përfshirë në programin e përkrahur nga projekti Avancimi i Drejtësisë Gjinore.
 

Programi për përfshirjen dhe mbështetjen e praktikantëve në Institucionet e Kosovës është pjesë e aktiviteteve të projektit të UNDP-së  ku përmes këtij komponenti shumë të rëndësishëm është synuar fuqizimi i të rinjtëve të sapodiplomuar apo vijues të studimeve master për t’u aftësuar profesionalisht duke krijuar mundësi më të mëdha me përfshirjen e tyre në institucionet e Kosovës.
 

Gjatë një viti, praktikantët e përzgjedhur përmes kritereve të dizajnuara mirë, patën mundësi që të jenë pjesë e institucioneve të mëposhtme: 1. Institucioni i Ombduspersonit është përkrahur me 6 praktikantë; 2. Kuvendi i Kosovës është përkrahur me 14 praktikantë; 3. Agjensioni për Ndihmë Juridike është përkrahur me 14 praktikantë; 4. Oda e Avokatëve të Kosovës është përkrahur me 20 praktikantë.


Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore praktikantët, të sistemuar nëpër institucionet përkatëse, janë  angazhuar në aftësimin profesional, me orarin e plotë, derisa pagesa mujore prej 150 EUR e ofruar nga UNDP për secilin praktikant gjithsesi ka lehtësuar në funksionimin dhe implementimin e suksesshëm të këtij programi.

 
Ndarja e certifikatave shënon përfundimin e suksesshëm të programit por njëkohësisht krijon mundësi të reja për të gjithë praktikantë e përfshirë që në të ardhmen të kenë mundësi që me përvojën e fituar të kontribuojnë profesionalisht në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë në Kosovë.
 

Gjatë një viti, praktikantët e përzgjedhur përmes kritereve të dizajnuara mirë, patën mundësi që të jenë pjesë e institucioneve të mëposhtme:  Institucionit të Ombduspersonit, Kuvendit të Kosovës,  Agjensionit për Ndihmë Juridike dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.

 
Ndarja e certifikatave shënon përfundimin e suksesshëm të programit por njëkohësisht krijon mundësi të reja për të gjithë praktikantët e përfshirë që në të ardhmen të kenë mundësi që me përvojën e fituar të kontribuojnë profesionalisht në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)