UNDP me projekt të ri për të luftuar korrupsionin
Prishtinë, 29 maj - Në prezencë të presidentes së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojë projektin Mbështetje përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë (SAEK).
Ky projekt i ri, bujarisht i financuar nga Agjensioni zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim (SDC) ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), rritjen e angazhimit qytetar në forcimin e transparencës e llogaridhënies, qasjen në informata në nivel lokal përmes mediave sociale dhe të forcojë aftësinë e gjyqësorit për të luftuar korrupsionin nga brenda dhe jashtë.
Përmes një qasjeje inovative dhe holistike projekti SAEK do të marrë në konsideratë nivelet e ndryshme të intervenimit, duke bashkëpunuar drejtpërdrejt me autoritetet e qeverisjes qëndrore, akterë lokal/ komunal, shoqërinë civile dhe me vetë qytetarët.
Pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje do të jenë edhe Hajredin Kuçi, Zëvëndës Kryeministër dhe ministër i Drejtësisë, Markus Baechler, drejtor i zyres zvicerrane për bashkëpunim në Kosovë, Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër-Korrupsionit, Znj. Steliana Nedera, Zëvëndës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Faik Ispahiu, drejtor ekzekutiv i Internews Kosova, dhe përfaqësues tjerë të qeverisë, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.